Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për më shumë se 50 viktima

E publikuar: 07/01/2025 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 janë plagosur pas një tërmeti i fuqishëm që goditi rajonin malor të Tibetit të Kinës mëngjesin e së martës, njoftuan mediat botërore.

Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës lokale 09:00 kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri të pasgoditjeve në zonë.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.

Tërmetet janë të zakonshme në atë rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.

Shigatse konsiderohet si një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është selia tradicionale e Panchen Lama, një figurë kyçe e budizmit tibetian, autoriteti shpirtëror i të cilit është i dyti vetëm pas Dalai Lamës.

Qarku Tingri, pranë epiqendrës së tërmetit, është një vend popullore për alpinistët që përgatiten të ngjiten në malin Everest.

Forcat ajrore kineze kanë nisur opercaionet e shpëtimit ndërsa janë dërguar dronë në zonën e prekur, e cila ndodhet pranë malit Everest ku temperaturat janë nën zero.

Si energjia ashtu edhe uji në rajon janë ndërprerë. Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë gjithashtu thirrje për përpjekje të gjithanshme të kërkim-shpëtimit për të minimizuar viktimat dhe për të zhvendosur banorët e prekur.

Ndërsa lëkundjet u ndjenë në Nepal, nuk u raportuan dëme apo viktima, tha për AFP një zyrtar lokal në rajonin Namche të Nepalit, afër Everestit.