Tërmet i fortë me magnitudë 7.7 në Mianmar – njerëzit në panik, shemben ndërtesat

E publikuar: 28/03/2025 08:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Mianmarin, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Qindra njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok dolën me shpejtësi nga ndërtesat në panik, pasi ndjenë dridhjen e tokës, raporton Reuters.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra ishte rreth 17.2 kilometra nga qyteti i Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milionë banorë.

Rreth 12 minuta pas tërmetit të parë, një pasgoditje e dytë e fortë me magnitudë 6.4 e goditi zonën.

Aktualisht nuk ka asnjë informacion për pasojat e tërmetit në vetë Myanmar, një vend në mes të luftës civile.

Por raportohet se disa ndërtesa janë shembur.

Në Tajlandën fqinje, në kryeqytetin Bangkok, banorët e shqetësuar po largoheshin masivisht nga ndërtesat e larta.