Tërmet i fuqishëm në Zelandën e Re, shkaktohet cunami

E publikuar: 13/11/2016 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur pjesën qendrore të Zelandës së Re, duke shkaktuar cunami në bregdetin verilindor të Ishullit Jugor.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti me intensitet 7.8 shkallë ka goditur sot, afro 100 kilometra nga qyteti Kristçurç, që është më i madhi në ishull.

Vala e cunamit e ka goditur bregdetin verilindor për afro dy orë dhe ka pasur raporte për ndërtesa të dëmtuara afër epiqendrës.

Autoritetet u kanë tërhequr vërejtjen banorëve, të cilët jetojnë përgjatë bregdetit, që të lëvizin më lartë në male, për t’iu shmangur valëve të cunamit.

“Vala e parë e aktivitetit ndoshta nuk do të jetë më i rëndësishmi”, ka thënë një trupë kombëtare e mbrojtjes civile, dhe ka theksuar se aktiviteti i cunamit do të vazhdoj për disa orë.

Nga ana tjetër, Qendra e Alarmit për Cunami në Paqësor ka thënë se bazuar në të dhënat aktuale “nuk pritet cuanmi shkatërrues në gjithë Paqësorin”.

Në vitin 2011, qyteti Kristçurç ishte shkatërruar nga një tërmet, me ç’rast ishin vrarë 185 njerëz./rel/ (foto ilustrim)