Një tërmet i fuqishëm e ka goditur ishullin indonezian, Bali, duke shkaktuar druajtje se një vullkan i madh mund të shpërthejë.
Tërmeti i magnitudës 5.7 ballësh u detektua në Detin Java të mërkurën në mbrëmje sipas kohës lokale, ka thënë sot Instituti Gjeologjik i SHBA-së, transmeton Express.
Ndërkohë, në fillim të kësaj jave, zyrtarët e zgjeruan zonën e evakuimit përreth vullkanit në bjeshkën 3.000 metra të lartë Agung, shkruajnë mediat lokale.
Nuk raportohet për viktima apo dëme. /Express/


















