Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se fillimi i tërheqjes së prezencës policore në katër komunat veriore të Kosovës është hap i rëndësishëm që çon në normalizimin e rajonit.
“Fillimi i tërheqjes së forcave speciale të Kosovës nga komunat veriore shënon një hap të rëndësishëm përpara: deeskalim, normalizim dhe rajoni stabil siç është parashikuar me nëntë pikat nga udhërrëfyesi i OSBE-së”, ka shkruar Osmani.Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, e cila udhëheq me OSBE-në aktualisht, tha se presin nga Kosova edhe hapa të tjerë përpara.
Beginning of withdrawal of special forces of #Kosovo from northern municipalities marks an important step f/ further:
de-escalation
normalization &
stabile region ➡️ envisaged by 9 points #roadmap of @OSCECiO
We welcome further steps ahead!#ItsAboutPeople#BratislvaAgreement— Bujar Osmani (@Bujar_O) August 4, 2023