Një parcelë e hapur rishtas me 750 bimë narkotike kanabis është zbuluar në vendin e quajtur “Kurtez” të fshatit Nivicë, komuna Kurvelesh, rrethi Tepelenë.
” U gjetën të kultivuara në gropa, në një parcelë të hapur rishtas 750 bimë narkotike me një lartësi 5-10 cm, prej të cilave u asgjësuan me anë të djegies 720 bimë narkotike të dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sativa,si dhe u morën 30 prej tyre në cilësin e provës material” thuhet në njoftimin e policisë.
Operacioni u kodua “këndrevica”. Policia thotë se po punohet për idenftifikimin dhe kapjen e kultivuesve./Oranews.tv/