Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në fshatin Dragot të Tepelenës.
70-vjeçari është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:00, në fshatin Dragot, Tepelenë, në banesën e tij, është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. B., rreth 70 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.