Mitch, gruaja e cila ndodhej në makinën prapa, tha për MailOnline se drejtuesi nuk u lëndua nga aksidenti dhe se personi që ndodhej në Jaguar doli nga mjeti dhe i kërkoi atij falje, transmeton Top Channel.
“Fatmirësisht, ai arriti të zvarritej e të dilte nga makina. Më pas e dëgjova teksa i tha shoferit të Jaguar-it ‘pothuajse më vrare’,” u shpreh ajo.
M4, e cila lidh Londrën me Uellsin Jugor, është një nga autostradat më të rrezikshme për shkak të trafikut të rënduar.