Tenton të fus marihuanë në Burgun e Dubravës, arrestohet

E publikuar: 19/01/2018 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme në Burgun e Dubravës është gjetur përsëri substancë narkotike e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore pasi që tek i njëjti është gjetur një sasi me peshë 76 gramë e kësaj lënde narkotike.

Rasti ka ndodhur gjatë vizitës së një vizitori në burg, ndërkaq që me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt/Infosot/