Një 53 vjecar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e lehtë”.
Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh (18 maj), rreth orës 18:00, në banesën e të dyshuarit në rrugën “Kalirois”. Aty kishte shkuar për te pastruar një 53 vjecare greke, kur shtetasi shqiptar Përparim Haxhiraj, ka tentuar t’i shqyejë rrobat me qëllim përdhunimin dhe kur ha hasur në rezistëncën e saj, e ka dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit dhe e ka nxjerrë jashtë banesës.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat vunë në pranga 53 vjecarin shqiptar, ndërkohë që kanë transportuar në spital shtetasen greke./Top Channel