Policia në Santa Ana në Kaliforni ka lëshuar një pamje të kamerave të sigurisë, e cila shfaq një burrë që sulmon dhe përpiqet të përdhunojë një grua e cila kishte dalë me miqtë e saj.
Kjo ka ndodhur të dielën e javës kaluar në mëngjes në një shkallë pranë ‘Rrugës së Tretë’ në qendër të qytetit Santa Ana.
Policia kishte marrë një telefonatë rreth orës 3 të mëngjesit nga një grua 26-vjeçare duke thënë se një i huaj e kishte kapur atë kur po linte një bar për të shkuar në tualet.
Xhirimi tregon momentin kur një burrë tenton të kryejë aktin dhe më pas e tërhiqet, derisa zhduket nga këndi i filmimit.
Gruaja ka rezistuar dhe më pas burri është larguar.