Përkrahësit pranë kandidatit Redi Rama, aktualisht kryetar i komunës Qendër në Tepelenë, kanë tentuar të godasin ministrin e Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj. Mësohet se simpatizantët e Redi Ramës e kanë sulmuar për ta goditur Ahmetajn por janë ndaluar nga disa persona të tjerë të pranishëm, shkruan “newsbomb”.
Më pas përkrahësit kanë lëshuar kërcënime dhe sharje në drejtim të ministrit.
Tensione ka patur edhe gjatë propozimit të Gilberto Jaçes për bashkinë nga Arben Ahmetaj, çka është kundërshtuar nga deputeti i Partisë Socialiste Vladimir Kosta, i cili më pas ka dhënë edhe dorëheqjen.
Pas tensioneve të shumta, asambleja e Partisë Socialiste nuk ka zgjatur më shumë së 15-20 minuta.