Policia në pjesën veriore të Kalifornisë së SHBA-së ka lëshuar një urdhër arresti për një njeri që u përpoq ta përdhunoj një vajzë 13-vjeçare, e cila po kthehej nga shkolla.
Gjithë sulmin e ka xhiruar kamera e sigurisë e vendosur në shtëpi, ku shihet qartë se si sulmuesi u përpoq ta dhunoi vajzën, e cila i rezistoi me sukses përdhunuesit, që në fund u arratis, transmeton Telegrafi.
Vajza më pas raportohet se u mbyll në shtëpi ku i shkroi një mesazh babait të saj, “Baba, eja në shtëpi. Një djalë u përpoq të më përdhunojë”.
Ndërkaq, pasi policët e panë video-xhirimin arritën në përfundimin se bëhet fjalë për një person, i cili tashmë është akuzuar për sulm ndaj femre 28-vjeçare në banjën e një dyqani në Florida të Kalifornisë. /Telegrafi/