Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se janë të gatshëm për çdo lloj kompromisi, me qëllim që të dalin nga ngërçi politik në vend.
Para fillimit të seancës së natës, ku po tentohet për herë të 54-ën herë konstituimi i Kuvendit, Haradinaj tha se më shumë sheh zgjedhje sesa zgjidhje.
“Në bazë të asaj që po e shohim zgjedhjet janë opsioni më real… E di që shumë deputetë ndoshta nuk pajtohen me mua, por më shumë shoh zgjedhje sesa zgjidhje”, tha Haradinaj.

















