Një tentim vrasje në Prishtinë është raportuar gjatë 24-të orëve të fundit.
Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri.
Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.


















