Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se sot në një fshat të Gjakovës ka ndodhur një tentim për vrasje. Si rezultat është arrestuar i dyshuari P.B i cili si rezultat i një mosmarrëveshje të mëhershme ka tentuar ta privojë nga jeta viktimën GJ.B duke shtënë me armë në drejtim të tij. Prokuroria ka thënë përmes kësaj vepre formohet dyshimi se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Përveç P.B, për 48 orë është ndaluar edhe një i dyshuar tjetër me inicialet Z.B në vendin e njëjtë, pasi ai ka sulmuar një zyrtar policor, derisa Policia po bastiste në shtëpinë e të dyshuarit.
“Po ashtu, lidhur me këtë rast nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, edhe personi tjetër i dyshuar me iniciale Z.B, në datën dhe në vendin e njëjtë pasi që zyrtaret policor kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për bastisje, i dyshuari ka sulmuar njërin prej zyrtarëve policor, me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ndaj të dyshuarve P.B., dhe Z.B., brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.