Komisioni i përkohshëm për ndjekje të përfaqësimit mediatik sot në mesditë do të vazhdojë me bisedimet qëllimi i të cilave është të zgjidhet anëtari i pestë i komisionit.
Afati për zgjedhjen e anëtarit të pestë ad-hok trupit, i cili në pajtim me marrëveshjen politike duhet të jetë shqiptar, skadoi javën e kaluar. Dhjetëra gazetarë dhe profesorë u kandiduan për këtë pozitë, ndërsa kandidati Daut Dauti dje njoftoi se e tërheq kandidaturën e vet.
Anëtari i pestë i Komisionit duhet të zgjidhet me konsensus të katër anëtarëve të cilët janë zgjedhur me propozim të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.