Tension i lartë në Lindjen e Mesme!Arabia Saudite bombardon ambasadën iraniane

E publikuar: 07/01/2016 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Irani akuzon Arabinë Saudite se ka kryer sulm ajror në ambasadën në Jemen.
Sipas medias shtetërore të Iranit, avionët luftarakë të koalicionit saudit kanë bombarduar ambasadën në Jemen. Më tej theksohet se raketa që ka goditur ambasadën ka shkaktuar dëme.

Banorët e Sanaa, qytetit ku pretendohet se ka ndodhur sulmi, thanë se janë kryer dhjetëra sulme ajrore mëngjesin e së enjtes nga koalicioni, i cili po ndeshet me rebelët e lëvizjes Houthi.

Riadi, i cili është përfshirë në një mosmarrëveshje diplomatike me Iranin, pas vrasjes së klerikut shiit, akuzon Teheranin për mbështetje të rebelëve Houthi.