Tenderi i Parkut Rugova: Komuna shkel pragun 10%, kontrata jepet me procedurë të negociuar

E publikuar: 06/03/2026 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, vlera e parashikuar investive për realizimin e projektit është 3.768.460 euro. Në analizën financiare të komisionit thuhet qartë se, në praktikë, projektimi i objekteve të tilla zakonisht sillet deri në 10% të vlerës investive. Në këtë rast 10 për qind do të përkthehej në rreth 376.46 euro. Pas dy takimeve negociuese, çmimi është zbritur vetëm 3.000 euro, në 689,000 euro. Edhe me këtë ulje, përqindja mbetet dukshëm mbi pragun orientues prej 10%. Pavarësisht kësaj, komisioni ka rekomanduar dhënien e kontratës për të njëjtin grup operatorësh. Në “Njoftimin për dhënie të kontratës”, të datës 26 shkurt 2026, saktësohet se kontrata i është dhënë grupit të përbërë nga FST Engineering SH.P.K., shkruan Infosot.

LSN+Partners SH.P.K., N.N.SH. “Vizion Project” dhe ALN Architekturbüro Leinhäupl + Neuber GmbH. Numri i tenderëve të pranuar ka qenë një, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ka qenë “çmimi më i ulët”. Komisioni kishte rekomanduar që, nëse operatori ekonomik konsideron se çmimi i ofertuar është i justifikuar, atëherë projekti duhet të zgjerohet dhe të detajohet më tej, duke përfshirë përpunim të plotë të lokacionit, zgjidhje të detajuara për hortikulturë, mobilim urban, ndriçim memorial, infrastrukturë nëntokësore, organizim funksional të hapësirës, zonim ceremonial, qasje protokollare për delegacione shtetërore, parkingje për evente masive, rrugë emergjente dhe elemente të tjera teknike. Pavarësisht këtyre vërejtjeve, kontrata është dhënë me vlerën e negociuar prej 689,000 euro, me kohëzgjatje katër muaj. Dokumentet konfirmojnë se nuk parashihet nënkontraktim.

Në të kundërtën, sipas raportit, çmimi do të duhej të rishikohej në mënyrë të ndjeshme, në përputhje me vëllimin real të punës dhe standardet e tregut.

Raporti i vlerësimit përmban edhe analiza të tjera krahasuese. Për shembull, sipërfaqja e planifikuar ndërtimore e Bibliotekës Presidenciale është 4,277 metra katrorë. Sipas përllogaritjeve të komisionit, çmimi për metër katror projektim arrinte rreth 163 euro, çka konsiderohet e lartë krahasuar me praktikat e zakonshme për objekte publike të ngjashme. Ndërkohë, lokacioni i përgjithshëm i parkut përfshin rreth 52,000 metra katrorë, por në raport theksohet se projekti i paraqitur nuk përpunon në detaje të plotë tërë sipërfaqen.

Procedura e përdorur ka qenë “e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë”, formë që lejohet në rastet kur fituesit të konkursit të projektimit i jepet kontrata për hartimin e projektit të detajuar.

Megjithatë, oferta fillestare e operatorit ekonomik ka qenë 698.000 euro ose rreth 18.5% e vlerës investive. Komisioni e ka cilësuar këtë përqindje si “disproporcionale në raport me standardet e zakonshme”. Në raport përmendet se ulja e parë e ofruar gjatë negociatave prej vetëm 3.000 euro “është minimale dhe nuk reflekton një rishikim real të strukturës së kostos apo përafrim me çmimet e tregut”.

Komuna e Prishtinës ka finalizuar dhënien e kontratës për projektimin e Parkut Përkujtimor “Dr. Ibrahim Rugova” dhe Bibliotekës Presidenciale, përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. Kontrata, në vlerë prej 689,000 euro me TVSH, i është dhënë një grupi operatorësh ekonomikë, pavarësisht se në raportin e vlerësimit konstatohet se oferta ishte dukshëm mbi praktikën e zakonshme të tregut./ Infosot.

Njoftim per dhenje te kontrates projektimi per parkun perkujtimor Dr. Ibrahim Rugova (Dokument)

RAPORTI I VLERËSIMIT TË TENDERËVE Parku I. Rugova