Interneti është “çmendur” për “barqet e birrave” pasi profilin në Instagram nën ‘CollegeDadBods’ në një kohë shumë të shkurtër kishte mbledhur më shumë se dhjetë mijë “pasues”.
Njerëzit në rrjetet sociale, sidomos vajzat, kanë pasur reagime jashtëzakonisht pozitive për trendin e ri, me përfundimin se më në fund ka ardhur koha që njerëzit nuk duhet të ndjehen inferior apo të turpëruar nëse kanë disa kilogramë më shumë.
Përndryshe, “DadBods” është term i përdorur për të përshkruar trupin e një njeriu që ka një familje dhe fëmijë dhe nuk ka shumë kohë për t’u përqendruar në pamjen e tij.