Kompania e shquar e muzikës Spotify dhe homologu Kinez Tencent Holdings do të blejnë aksionet e njëri tjetrit përpara se kompania Suedeze të dalë në bursë vitin e ardhshëm bënë të ditur kompanitë.
Wall Street Journal raportoi javën e kaluar lajmin duke cituar njerëz të afërt me çështjen dhe se firmat ishin në bisedime për të shkëmbyer 10% të aksioneve të njëra tjetrës.
Tencent Music Entertainment Group, një filial i Tencent Holdings, dhe Spotify do të blejnë aksionet e njëra tjetrës në kesh. Ky transaksion do të lejojë të dy kompanitë të përfitojnë nga rritja e kësaj industrie.
Sasia e aksioneve që do të blihen nuk u bë e ditur. Tencent gjithashtu ka pjesën më të madhe të aksioneve të TME, lojtari kryesor në Kinë i shërbimeve të muzikës falë QQ Music, Kugou dhe Kuwo.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters pritet që Spotify të dalë në bursë në gjysmën e parë të 2018-ës. /CIO Albanian