Temperaturat e larta/ MSh jep informata të rëndësishme për qytetarët

E publikuar: 17/07/2023 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ua rikujton qytetarëve se personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00.

Për shkak se vendi po përballet me temperatura të larta, MSh informon se duke u ekspozuar në diell “mund të pësojmë goditje nga vapa që shkakton dehidrim të organizmit i cili manifestohet me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale (dëmtim i veshkëve)”.

Prandaj ministria bën thirrje për kujdes dhe tregon masat që ndihmojnë për t’i përballuar temperaturat e larta.

Postimi i plotë i MSH-së: