Temperatura javën e ardhshme deri në 39 gradë Celsius, në vendet urbane edhe 3 gradë më të larta

E publikuar: 14/07/2024 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vapë të madhe pritet të ketë edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat do të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.

Të hënën pritet të ketë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Edhe të martën do të mbizotërojë mot i ngjashëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara pritet të ketë të mërkurën. Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

Edhe e enjtja do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-39 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërsa të premten pritet të ketë mot me diell dhe pjesërisht të vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar mundësi për ndonjë rigë afatshkurta të përcjellë me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Sipas IHMK-së, këto temperatura të parashikuara në vende urbane do të jenë për 2-3 gradë më të larta, varësisht nga ekspozimi i materieve të metalta, asfaltit, materieve inerte dhe pozitës së objekteve ndaj kupës së qiellit.

Instituti tutje ka bërë thirrje për kujdes gjatë kontaktit direkt me rrezet e diellit.

“Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta. Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm”, thuhet në njoftim.