Temperatura 35 gradë/ Rrebesh i papritur shiu në Librazhd, ka rënie të gurëve nga malet

E publikuar: 02/06/2022 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rrebesh i papritur shiu ka pushtuar Librazhdin. Ndonëse temperatura është e lartë dhe ka shkuar 35 gradë, një shtërngatë lokale shiu përfshiu zonën.

Kjo ka bërë që të ketë rënie të gurëve nga malet duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve.

GSituata paraqet rrezik te “Kthesat e Murrashit”.

Policia po monitoron akset rrugore, ndërsa firmat e mirmbajtjes po pastrjonë rrugën.