Në një botë me pajisje të lidhura në internet, ne mund të bëhemi lehtë cak i hakerëve në mënyra të ndryshme.
Përveç celularëve, laptopëve dhe pajisjeve të tjera që mund të hakerohen, një tjetër pajisje e re i është shtuar listës së pajisjeve që mund të hakerohen: televizorët smart.
Dhe sipas një videoje të publikuar në YouTube, hakerët mund t’ju shohin në shtëpinë tuaj përmes televizorit tuaj smart, transmeton Gazeta Express.
Kjo pajisje që rri në qosh të shtëpisë mund të hakerohet lehtë ose të përdoret për të na shikuar neve.
Në videon më poshtë, mund ta shihni se si një IT tregon se përmes një kodi të thjeshtë, ai mund t’i shikojë njerëzit që kanë smart TV në shtëpi prej kudo në botë.