Modelet e televizorëve inteligjentë të 2019-ës do të vinë me opsionin për tu lidhur me kompjuterin, laptopin dhe smartfonin.
Përmes “Remote Access” këta televizorë do të lidhen në distancë përmes një rrjeti IP apo përmes Wi-Fi.
Përdoruesit thjeshtë duhet të lidhin një maus dhe një tastierë me televizorin inteligjentë për të aksesuar kompjuterin në dhomën e gjumit nga dhoma e ndjenjës.
Dëshironi të luani një lojë në ekran më të madh sesa telefoni juaj? Ky opsion e bën të mundur.
Megjithatë jo çdo aplikacion dhe program do të jetë i përshtatur për këtë funksion dhe jo çdo gjë do të hapet siç dëshironi.
Lajmi i mirë është se mund ta përdorni “Remote Access” në çdo vend të botës dhe jo vetëm në disa tregje. /PCWorld Albanian