Televizioni Shtetëror Rus Rossiya 24 prezantoi ditën e sotme spikerin robot i cili do të transmetojë edicionet e lajmeve.
I quajtur Alex, roboti u kritikua në masë për pamjen e tij dhe e quajtën një vegël propagande politike.
Ai është zhvilluar nga Promobot në qytetin e Perm. Koka e tij prej silikoni është e modeluar sipas pamjes së bashkëthemeluesit e të kompanisë Alexei Yuzhakov. Aktualisht roboti mund vetëm ndryshojë mimikën e fytyrës dhe qafën.
Prodhimi i robotit filloi në 2017-ën dhe nuk do të finalizohet deri në fund të këtij viti sipas Promobot. Ai do të kushtojë 1 milion rubla, ose 15,600 dollarë Amerikan për tu prodhuar.
Kompania tha se ka marrë 12 porosi të tjera për robotin. Rossiya 24 shprehej se spikeri i ri i lajmeve kishte “origjinë Ruse” sepse i gjithë softueri dhe komponentët e tij janë prodhuar brenda vendit.
Ai ka filluar të japë disa edicione lajmesh kryesisht për agrikulturën, teknologjinë nukleare dhe mikrofinancën. Shumica e analistëve thonë se është një përpjekje për të injektuar propagandë tek shikuesit si dhe promovuar teknologjinë inovative gjoja e prodhuar në Rusi. /PCWorld Albanian