Televizioni rus: Kosova qendër e xhihadizmit, trafikimit të emigrantëve, dhe drogës (Video)

E publikuar: 21/03/2016 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Televizioni rus “Rusia” ka realizu nji dokumentar për Kosovën, tue e dergu nji gazetar këtu për ta realizu atë.

Ky televizion e paraqet Kosovën si qendër të xhihadizmit, trafikimit të emigrantëve, e edhe të drogës.

Gazetari rus shihet teksa ka vizitu kufinin e Kosovës, për të cilin thotë se asht fare lehtë i kalueshëm.

Rruga nepër të cilën kalojnë refugjatët nëpër Kosovë, gazetari rus thotë të jetë e veshtirë mbasi kalon nëpër male.

Por simbas tij, megjithatë Kosova nuk ka gardh dhe kjo asht menyra ma e lehtë që refugjatët nga Lindja e Mesme t’arrijnë n’Europë.

Refugjatët simbas tij të cilët ndalojnë të pushojnë për pak kohë në këtë territor nuk e dijnë se i gjithë ky territor asht i kontrolluem prej luftarëve shqiptarë-vahabistë.

Ai viziton edhe qytetin e Vitisë për të cilin thotë se asht dy kilometra nga kufini me Maqedoninë dhe e përshkruen atë si çerdhe të xhihadizmit në Ballkan.

Për ma tepër gazetari rus i afrohet edhe kampit ushtarak amerikan Bondsteel, nga ku thotë se ka dalë njani prej xhihadistëve ma të medhajë shqiptarë.

Ai thotë se bahet fjalë për Lavdrim Muhaxherin, i cili para se të shkonte drejtë Lindjes së Mesme ku tash asht edhe lider i grupit shqiptar të xhihadistëve, kishte punu për KFOR’in amerikan në Kosovë.