Ndërprerja e ceremonisë në ndarjen e medaljeve në ndeshjen finale të vaterpolos midis Serbisë e Kroacisë, në transmetuesin publik të Kroacisë HRT, në mënyrë që të mos dëgjohet himni serb “Zoti i Drejtësisë”, ka tundur edhe njëherë marrëdhëniet midis dy vendeve.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke e komentuar ndërprerjen e transmetimit kur është kënduar himni serb, ka thënë se Kroacia është turpi i Evropës, dhe sipas tij, Kroacia nuk sillet si një vend që është anëtar i Bashkimi Evropian.
Ndërkaq, kreu i HTR-së Goran Radman në një prononcim për të përditshmen serbe “Kurir” e ka mohuar kategorikisht këtë gjë, transmeton Indeksonline. “Nuk kemi informata se një gjë e tillë ka ndodhur, dhe për këtë kemi dëgjuar nga gazetarët”, ka thënë Radman.