Telekomi i Serbisë kthehet në Kosovë

E publikuar: 05/11/2016 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas asaj që raporton Radio KiM, medium serb në Kosovë, Telekomi i Serbisë është rikthyer në Kosovë.

Siç raporton KiM, në fshatrat e Komunës së Graçanicës banoret kanë treguar se sinjali i Telekomit serb po funksionon, njofton Klan Kosova.

Autoritetet e Kosovës në maj të vitit 2010 kishin larguar transmetuesit e Serbisë në Kosovë.