Telekomi me mbi 4 milionë euro humbje për tre muaj

E publikuar: 23/04/2018 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri- Berisha, tha sot se kjo ndërmarrje publike është duke u përballur me humbje të mëdha financiare.

Në raportimin e saj para kabinetit qeveritar, Shatri- Berisha e cila së fundmi është zgjedhur në bord të Telekomit, tha se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, kjo ndërmarrje ka pësuar humbje prej 4 milionë euro.

“Telekomi gjendet në krizë të thellë financiare. Humbja për 3 muajt e parë është mbi 4 milionë euro”, tha ajo.

Sipas saj, gjendjen financiare e rëndojnë numri i madh i punëtorëve, qeraja dhe mirëmbajtja e rrjetit të vjetruar.

“Rreziku mund të vjen edhe nga paditë në gjykata. Po punojmë që të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e sfidës”, shtoi ajo.

“Nëse nuk intervenohet shpejt, Telekomi mund të funksionojë edhe 12 muaj dhe Telekomi më tutje nuk do t’u takojë juve si aksionar por borxhlinjve”, tha ajo./kallxo.com/