Planet e burrit, të njohur vetëm si Dong, që të paraqitet i sëmurë për të mos shkuar në punë, ia prishi policia, pasi gruaja tij e ngatërroi me ndonjë plaçkitës.
Gruaja me mbiemrin Li e la shtëpinë e saj në Zheijang të Kinës, për të dërguar fëmijët në shkollë dhe me tu kthyer, priste që bashkëshorti ishte nisur për në punë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ajo mbeti e hutuar kur e gjeti derën e mbyllur nga brenda. Zhurma që vinte nga banesa e shqetësoi në masë të madhe dhe ajo e thirri policinë.
Kur policët po e kontrollonin pronën dhe nxorën nga dollapi burrin e turpëruar, Li tha se gjithçka ishte në rregull dhe se rasti nuk ka të bëjë me ndonjë plaçkitje.
“Në punë u paraqita si i sëmurë, që të luaj video-lojëra tërë ditën. Nuk desha t’i tregoj gruas, që të mos mendojë se jam dembel, por nuk prita se kthehet ka herët”, ka thënë Dong.
Policia i ka intervistuar që të dy, për t’i liruar me një vërejtje që mosmarrëveshje të tilla të mos ju ndodhin më. /Telegrafi/