Përdoruesit e iPhone janë më emotiv, më të disponueshëm e të ndershëm janë ata që preferojnë Androidin. Smartphone që zgjedhim flet për personalitetin tonë. Edhe pse Android dhe iPhone ofrojnë funksione të ngjashme, në fakt, fushatat e tyre të marketingut preferojnë segmente të ndryshëm konsumatorësh, secila me karakteristika psikologjike të sakta.
Lidhjen mes sistemit operativ dhe personalitetit e vë në dukje një studim i publikuar në “Cyberpsychology, Behaviour and Social Networking”.
Shumë pak njerëz i rezistojnë sot tentativës për të pasur një smartphone, por ky objekt që mbledh shumë gjëra nga jetët tona mori hov në 2007, me daljen e iPhone të parë. Që atëherë, përhapja e tij u bë shumë e shpejtë, aq sa mes viteve 2011-2013, pati një ritje me 50% të shitjeve në të gjithë botën. Tregu, siç është vënë re, është ndarë mes pajisjeve Android dhe iPhone, me këtë të dytin që dominon 87.6% të shitjeve.
Studiuesit e universitetit Lincoln, Lancaster dhe Herfordshire, në Mbretërinë e Bashkuar, i kanë kërkuar 500 pjesëmarrësve ti përgjigjen një seri pyetjeve mbi beten dhe sjelljen e tyre ndaj smartphone. Rezultatet treguan se përdoruesit e iPhone kanë mbi dyfishin e mundësisë të jenë të gjinisë femërore dhe e konsiderojnë simbolin e një statusi social më shumë se një objekt të nevojshëm. Ndërkohë tregojnë nivele të ulëta të përulësisë, dhe janë më emotiv.
Ndërsa përdoruesit e Android, janë më shumë meshkuj, janë më pak të rinj, më të disponueshëm dhe më pak të interesuar për pasurinë dhe statusin social. Por edhe më pak të prirur për të thyer rregullat për përfitime personale/tch/