Xiaomi konfirmoi ditën e sotme se Mi Mix 3 debuton më 25 Tetor njëkohësisht duke na lënë të kuptojmë se çfarë po vjen me të.
Në një postim në rrjetin social Kinez Weibo Apple i Kinës tha se telefoni do të ketë 10GB RAM dhe 5G.
Bashkëthemeluesi i Xiaomi e prezantoi telefonin për herë të parë në Gusht.
Nga fotot e para të publikuara telefoni sjell mekanizëm të ngjashëm me Oppo Find X për kamerën dhe sensorët që gjenden në krye të telefonit.
Sa i përket memories RAM, ky do të ishte telefoni i parë nga një prodhues madhor që vjen me këtë kapacitet memorie.
Në lidhje me 5G-në, ende në botë nuk ka një rrjet komercial 5G ndërsa të parët pritet të mbërrijnë nga fundi i vitit të ardhshëm.
Xiaomi Mi Mix 3 me shumë gjasa ka për të pasur një çmim të kripur të cilin do ta mësojmë të Enjten e ardhshme. /PCWorld Albanian