Një mënyrë sesi të eliminohet nevoja për një “notch” për kamerën frontale të telefonëve, është implementimi i një ekrani të dytë siç edhe ZTE e demonstroi javën e kaluar me modelin Nubia X.
Telefoni tashmë ka dalë në shitje me tre ngjyra dhe tre konfigurime memorie.
E pabesueshmja ndodhi ku u deshën vetëm 57 sekonda për tu shitur 100,000 njësi.
Lajmin e dha kompania përmes një postimi në rrjetin social Weibo. Raundi i dytë i shitjeve do të fillojë më 11 Nëntor.
Çmimet e telefonit fillojnë nga 473 dollarë për modelin me 6GB RAM/64GB memorie në 530 dollarë për modelin 8GB RAM/128GB memorie dhe 602 dollarë për modelin 8GB RAM/256GB memorie. /PCWorld Albanian