Telefonët dhe pajisjet me wireless mund të shkaktojnë kancer

E publikuar: 25/07/2015 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Supozimet tona përsa i përket rrezikshmërisë që kanë tek shëndeti ynë pajisjet teknologjike, nuk qenkan aq të pabaza. Një studim i kryer nga një firmë analitike në Londër ka zbuluar se telefonët mund të shkaktojnë kancer tek përdoruesit, konkretisht është wirelessi që e sjell këtë rrezik.

Radioaktiviteti i pajisjeve që përdorin wireless mund të jetë shkaku i mosfunksionimit të mirë të metabolizmit dhe kjo mund të degjenerojë deri në kancer.

Kjo pasojë njihet ndryshe me emrin ‘stres oksidativ’ dhe përcaktohet si një mosbalancë mes prodhimit të oksigjenit reaktiv dhe mbrojtjes së trupit të njeriut nga antioksidantët. Ky studim i publikuar në gazetën ‘Electromagnetic Biology & Medicine’, u zhvillua në sajë të eksperimenteve të vëzhgimit efekteve metabolike në qelizat humane. Autori i këtij studimi, deklaroi se ekspozimi ndaj radioaktivitetit nuk shpejgon vetëm shfaqjen e kancerit por edhe shqetësimë të tjera të vogla siç janë dhembjet e kokës, irritimi i lëkurës etj.

Të dhënat e raportuara nga studimi pasqyrojnë riskun që ka ekspozimi i rrezeve të wirelesit tek trupi i njeriut. Ky nuk është studimi i parë që e vërteton këtë rrezik. Dhe në vitin 2011 një kërkim i ngjashëm rezultoi se radioaktiviteti mund të jetë kanceroz. Rezultatet e këtyre studimeve na bëjnë më të ndërgjegjshëm përsa i përket përdorimit të wirelesit. Pasi të keni lexuar këtë artikull a do të vazhdoni ta përdorni ende? (PC World Albanian)