Ndihmës sekretari amerikan të Shtetit James O’Brien, ka treguar për bisedën që e ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
O’Brien ka shkruar në “X”, se me Osmanin ka folur për zbatimin e rregullave monetare që të përfitojnë të gjithë qytetaret, duke e lidhur me çështjen e dinarit, gjë që SHBA-ja kundërshton mënyrën sesi ka dalë rregullorja e BQK-së.
Po ashtu, thuhet se duhet të përmbushen të gjitha obligimet e dalura nga marrëveshjet e Brukselit.
Tekstualisht ai përmendi edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Telefonatë e mirë me Presidenten Vjosa Osmani. Diskutuam për rëndësinë që Kosova të zbatojë rregulloret monetare në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet e Dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar ai.
Good call with @VjosaOsmaniPRKS today. We discussed importance of 🇽🇰 implementing monetary regs so as to benefit all Kosovan citizens, including the Serb minority community, & for parties to fulfill all EU Dialogue commitments – for 🇽🇰 this includes the ASM.
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) April 1, 2024