Teknologjia e njohjes së fytyrës në Android do bëhet po aq e avancuar sa Face ID

E publikuar: 28/01/2019 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri më sot prodhuesit e telefonëve Android të cilët donin të integronin teknologjinë e njohjes së fytyrës Face ID, duhej që ta zhvillonin vetë.

Ose u ngelej të përdornin teknologjinë bazike e cila gënjehej edhe nga një foto e thjeshtë.

Por sipas 9to5Google situata pritet të ndryshojë për mirë me versionin Android Q.

Teknologjia e njohjes së fytyrës nuk do të përdoret vetëm për tu kyçur në telefon por edhe për autorizimin e blerjeve apo për tu kyçur në aplikacione.

Qartësisht kemi të bëjmë me një paralele të sistemi Face ID që gjendet tek iPhone e fundit por me më shumë fleksibilitet.

Nuk dihet nëse teknologjia do të mbërrijë tek Android Q. Ky i fundit zakonisht debuton në Verë.

Nëse teknologjia e njohjes së fytyrës mbërrin, do të rriste ndjeshëm disponueshmërinë e telefonëve Android me këtë tipar të ri sigurie.

Çdo prodhues që përballon koston e integrimit të sensorëve, do të mund të shesë një telefon të tillë me teknologji të avancuar sa Face ID. /PCWorld Albanian