Herë pas herë ne shohim ndryshime të shumta që mund të sillen në modele të ndryshme makinash. Teknologjia e makinave gjithmonë përpiqet që të sjellë sa më shumë risi në marka të ndryshme. Ndryshimet që mund të bëhen në dizajn shpesh të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë me modele ndryshe nga paraardhësit. Jemi mësuar tashmë duke parë se si mund të transformohet dhe të shndërrohet një model nga viti në vit përmes risive që mund t’i bëjë një kompani e caktuar. Nga këto ndryshime në mund të mendojmë se cili ishte stili dhe modeli i prodhuar më i mirë krahasuar me ndryshimet që mund t’i bëhen vit pas viti.