Policia e Komunikacionit Rrugor ka identifikuar sot shoferin I.H (54 vjeç), i cili, gjatë udhëtimit në rrugën Ferizaj – Kaçanik, në fshatin Rakaj ka tejkaluar një veturë zyrtare të policisë në vijë të plotë.
Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë shoferit për 3 muaj, njofton policia.
“Policia apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut. Për çdo kundërvajtje, qytetarët mund të njoftojnë policinë përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat e kujdestarisë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelon policia.




















