Tebas e cilëson njeri të çmendur Rubiales

E publikuar: 30/08/2023 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shef në largim i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales është cilësuar si një njeri i “çmendur” nga Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, një deklaratë e tij bombë kjo.

Rubiales po përballet me kritikë të ashpër pasi që kapi dhe puthi Jennifer Hermoso, kur Spanja fitoi Botërorin e Grave për vitin 2023 duke e mposhtur Anglinë.

Një numër figurash të futbollit e kanë denuar këtë sjellje të pahijshme të Rubiales, përfshirë edhe Luaneshat e Anglisë të cilat janë mposhtur në finale.

Qeveria spanjolle ka kërkuar që të bëhet një hetim për sjelljen e Rubiales dhe presidenti i La Ligas është shfaqur së fundi duke e sulmuar pa mëshirë homologun e tij të Federatës së Futbollit të Spanjës.

Për pos puthjes, Rubiales është parë duke bërë edhe gjeste të tjera të pahijshme në tribuna gjatë kësaj finale me Anglinë, ku ka kapur organin gjenital dhe Tebas ka thënë se “ai ka luajtur me dinjitetin” e tërë vendit.

“Është e padenjë të detyrosh futbollistet e Kombëtares dhe të fokusohesh të ato apo në reagimet e tyre. Ato nuk janë fajtore për imazhin e Spanjës që e jep Rubiales”, ka shkruar ai në X, ish Twitter.

“Asnjë opurtunizëm apo hipokrizi politike s’e justifikon atë që imazhi i Spanjës është prezantuar nga një i çmendur që prek gjenitalet e tij, puth me zorë, i përdor futbollistet si një thes dhe i prek ato (Hermoson) në mënyrë të pa përshtatshme në një moment kaq të rëndësishëm”.

“Nuk është pyetja këtu a është i majtë apo i djathtë, Rubiales jo vetëm që ka cenuar dinjitetin e Jennit me sjelljen e tij, por po ashtu edhe të Spanjës”.

Derisa Rubiales vazhdimisht thotë se është i pafajshëm, ndërhyrja e Tebas është padyshim më e rëndësishmja nga të gjitha deklaratat e bëra deri me tani. /Express