Tea, në “Big Brother Albania 7” ndjek këshillat e Xhensilës.
Vajzat flasin gjatë për marrëdhënien e Teas-Fisniku dhe ajo çka Xhensila i këshillon është që ajo të qëndrojë dhe pak ditë dhe të kuptojë se çfarë ajo ndjen vërtet. Tea duket se e ka marrë shumë për bazë këshillën e Xhensilës.
Ajo shkon në dhomën e gjumit dhe nuk vonon që Fisniku të vijë. Ai fillon ta puthë por Tea nuk ndihet komode. Pavarësisht kësaj ajo vazhdon të qëndrojnë me të. Ajo merr guximin që ti shpreh se nuk ndihet komode në lidhjen e tyre për shkak të ambientit ku ndodhen po nuk arri ti thotë që ende nuk është e sigurt për ndjenjat e saj.
Nëse ajo do vazhdojë lidhjen me Fisniku ose jo është për tu parë ditët në vazhdim. Sapo ajo dëgjon një batutë në dhomë tërhiqet më shumë se sa nga përkëdheljet apo puthjet e Fisnikut.