Modelja shqiptare Alesia Noka, është një nga femrat më të lakuar në botën e modës si dhe ndër më të kërkuarat për videoklipe. Në një prej publikimeve të fundit ajo i ka hipur sipër fotografit, ndër djemtë më sexy shqiptarë, Endrit Mërtirit. Ai me siguri është një fatlum pasi gjatë gjithë kohës është i rrethuar nga femra sexy dhe të zjarrta.
Ai dhe modelja ndodhen në shtrat të zhveshur, ndërkohë që Alesia qëndron mbi shpinën e tij duke e përqafuar nga pas.
“Koala”- ka shkruar ai krahas fotos për modelen që i kapet pas shpinës. Të njejtën foto ka publikuar edhe vetë Alesia në Instagram. /Gazeta Express/


















