Më në fund, Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, çifti që ka humbur në një vinç në Tiranë dhe kërcënon të vetëvritet, ka bërë të ditur kërkesat e veta: dëmshpërblim për vitet e burgut dhe “të vijnë këtu, tek Pallati i Kulturës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja Lindita Nikolla” kanë kërkuar ata në negociatat me Policinë.
“Apeli ynë i parë nuk u dëgjua”, deklaroi Teuta Gjinollari, e cila vuri në dukje, gjendjen e vështirë ekonomike.


















