BE do të sjell 20 komisionerë në Kosovë për zgjedhjet lokale

E publikuar: 12/09/2017 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian do të angazhoj 20 komisionerë në terren dhe 42 në qendrat më të rëndësishme të votimit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Kështu ka bërë të ditur sot në një konferencë për media Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian.

Shefi i këtij misioni, Alojz Peterle ka thënë se BE është e interesuar që edhe zgjedhjet lokale të kalojnë pa incidente dhe në mënyrë më demokratike të mundshme./arbresh.info/