Të shtëna në Bregun e Diellit, çfarë ndodhi me furgonin që transportonte para?

E publikuar: 24/11/2025 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet.

Sipas të dhënave fillestare, incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj personave që po siguronin një furgon i cili transportonte para. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje.
Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë informacione lidhur me rastin të lajmërohen në organet kompetente.