Të shtëna me armë zjarri para ndërtesës së parlamentit serb në Beograd

E publikuar: 22/10/2025 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të shtëna me armë zjarri u raportuan sot para ndërtesës së parlamentit serb në Beograd, teksa edhe një tend u përfshi nga flakët.

Megjithatë raportohet se seanca parlamentare në Beograd nuk u ndërpre pavarësisht zjarrit dhe të shtënave përpara ndërtesës, shkruan Index.hr .

Një person u plagos dhe një tjetër u mor në paraburgim.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, zjarri është lokalizuar që atëherë dhe po zhvillohet një hetim për shkakun dhe të shtënat.