Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, të dyshuarit i konfikohen 14 copë fishekë

E publikuar: 30/11/2025 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka shtënë me armë zjarri në ajër në një zonë të Bivolakut, në Vushtrri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar qenë tek një shok i tij, kur i dyshuari ka arritur në vendin e ngjarjes dhe shtënë 3-4 herë me armë, dhe është larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Pas raportimit, prokurori ka lëshuar urdhër për kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 14 fishekë të kalibrit 9 mm si prova materiale.

Ndërkohë, i dyshuari nuk është gjetur dhe mbetet i paidentifikuar

Rasti është nën hetime.

“Bivolak, Vushtrri /28.11.2025-22:00. Me 29.11.2025 është raportuar se derisa ankuesi m/k, ka qenë te një shok i tij, ka ardhur i dyshuari m/k dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër ( 3-4 herë) dhe është larguar me veturë në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 14 copë fishekë të kalibrit 9 mm, ndërsa i dyshuari nuk është takuar, rasti në procedurë hetimore.” – njofton PK.