Shërbimi Sekret amerikan njoftoi se po heton për disa të shtënat me armë gjatë natës së kaluar pranë Shtëpisë së Bardhë. Oficerët e policisë reaguan menjëherë pas mesnatës së dielës pas raportimeve për të shtëna me armë në afërsi të Parkut Lafayette.
Sipas deklaratës, nuk u raportuan të lënduar dhe u krye një kontroll i parkut dhe zonës përreth. Anjë person i dyshuar nuk është ndaluar për momentin.
Parku Lafayette ndodhet shumë pranë Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Trump ndodhet në Uashington dhe po organizon një darkë familjare të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë që do të mbahet këtë të diel. Agjenda e Shtëpisë së Bardhë do të mbetet normale, megjithëse është vendosur një pozicion i shtuar sigurie, tha Shërbimi Sekret.
Për disa orë u mbyllën disa rrugë ngjitur me parkun. Shefi i Komunikimit për Shërbimin Sekret Anthony Guglielmi shkroi në një postim në X se pas orës 8 të mëngjesit kufizimet ishin hequr.
Shërbimi Sekret tha se po kërkon një automjet me të cilin besohet se ishte larguar autori. Zyrtarët inkurajuan publikun që të informojë nëse sheh diçka të dyshimtë.


















