Një grua është plagosur në këmbë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një lokali të natës në Topliçan të Suharekës.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat, dhe kanë pësuar lëndime të lehta trupore edhe 6 persona të tjera.
“Të dyshuarit janë larguarnga vendi I ngjarjes menjëherë. Patrulla policore sapo e ka marr informatën ka shkuar në vend ngjarje e më pas atyre iu janë bashkangjit të gjitha njësit përgjegjëse si dhe eprorët e Stacionit dhe eprorët Rajonal të policisë”.
Dy të dyshuar meshkuj , (Ç.S. 22 vjeç dhe A.A. 23 vjeç ) nga Suhareka pasi që janë intervistuar me urdhër të prokuroit kujdestar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa I dyshuari I tretë (mashkull A.D. 18 vjeç) është liruar me procedurë të rregullt.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës.